Lahm i “trembet” Spanjës: Mbrojtja jonë “fut” ujë, do ta kemi shumë të vështirë

lahm i trembet spanjes mbrojtja jone fut uje do ta kemi shume te veshtire
lahm i trembet spanjes mbrojtja jone fut uje do ta kemi shume te veshtire

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm është evidentuar shumë i shqetësuar përpara ndeshjes me Spanjën. Dueli me Danimarkën ka nxjerrë në pah probleme të theksuar në lupën e Lahmit, si në prapavijë, ashtu edhe ne fazën ofensive: “Mbrojta jonë fut ende ujë. Fakti që Manuel Nojer u detyrua të na shpëtonte në disa raste, tregoj se nuk jemi aq kompaktë. Edhe ndërtimi i aksioneve nuk kishte rrezikshmërinë e duhur. Kërkohet më shumë fleksibilitete në manovra sulmues. Kundër Spanjës nuk ka për të qenë e lehtë, shumë herë me e ndërlikuar sesa ndaj danezëve. Për këtë jam i bindur”, përfundoi Ambasadori i Kampionatit Europian 2024 Filip Lahm. Gjermania do të masë forcat me iberikasit ditën e premte në stadiumin e Shtutgartit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →