Rangnick i zhgënjyer pas eleminimit: Ishim të pafat, nëse do të barazonim do të ishim kualifikuar

rangnick i zhgenjyer pas eleminimit ishim te pafat nese do te barazonim do te ishim kualifikuar
rangnick i zhgenjyer pas eleminimit ishim te pafat nese do te barazonim do te ishim kualifikuar

Turqia “nxorri” jashtë evropianit Austrinë e Rangnick, e cila vinte me statusin e favoritit në këtë përballje. Një sukses i jashtëzakonshëm për turqit, që megjithëse kishin mungesën e lojtarit më të rëndësishëm të tyre, Çalhanoglu, i pezulluar për shkak kartonash, arritën të fitonin me rezultatin 2-1, duke suprizuar Austrinë, një nga ekipet më simpatike të këtij evropiani. Austria arriti të dilte e para në një grup me Francën dhe Holandën, por ndaj Turqisë ishte një tjetër skuadër. Rolin e “bomberit” e moripërsipër ta bënte, ish mbrojtësi I Juventusit Meril Demiral. Fillimisht shënoi ende pa u mbushur 60 sekonda lojë, goli i dytë më i shpejtë i finaleve të një evropiani, pas golit të Bajramit ndaj Italisë dhe më pas në pjesën e dytë sërish ai i ndëshkoi austriakët me kokë, në minutën e 59-të. Goli i Gregoritsch në mesin e fraksionit të dytë ishte vetëm një iluzion se skuadra e Ragnick mund të ndryshonte fatin e takimit, pasi Turqia i’a doli mjaftë mirë të administronte rezultatin

Shumë i zhgënjyer ishte tekniku gjerman i Austrisë, Ralf Ragnick: Ishim të pafat, nëse do të ishim në gjendje ta çonim ndeshen në shtesë, jam i bindur se do ta fitonim. Krijuam shumë raste, por nuk e dinim që kundërshtarët kishin Gordon Benks në portë, i’u referua me shaka tekniku gjerman, portierit turk Gunok, duke e krahasuar me portierin legjendar anglez, për pritjen “shpëtimtare” që kreu në sekondat e fundit të ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →