Mjekja Alketa Ymeri Pere, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pas skandalit te Spitali Onkologjik, ka mohuar se është e përfshirë ne skemën e dërgimit të pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin privat “Megis”.
E ftuar në emisionin ‘Top Story’, mjekja, ndaj të cilës është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ka deklaruar se është e pastër ‘qelibare’ dhe se kurrë në jetën e saj nuk i ka orientuar pacientët te privati.
“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.
I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.
E pyetur nga moderatorja Grida Duma nëse ndihet mjeke, Alketa Pere tha kur mori vesh se ishte pezulluar nga detyra, e kishte ndarë një moment nga hedhja nga ballkoni.
“Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhashë të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni”, deklaroi ajo.
Pere gjithashtu tregoi edhe për sëmundjen e bashkëshortit të saj, ku shprehu se e ka firmosur dosjen e pacientit në spitalin privat “Megis” në ngarkesë për shkak të gjendjes shëndetësore të burrit.
Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.
Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?
Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im
Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?
Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar.
Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?
Alketa Pere: Jo.
Sa i takon mjekut Edmond Gashi, i cili ishte pronar i klinikës Megis dhe ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, Pere tha se i pëlqente të kishte punë te private.
“Gashi e pëlqen të ketë punë në klinikë private dhe Gashi në këtë mesele ka rënë pre. Shitblerja e ilaçeve dhe gjysma e dozës, të rrinë pacientët të qetë që janë trajtuar në mënyrën më shkencore të mundshme në atë spital”, deklaroi mjekja.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co