Performanca në debat ishte katastrofë…/ Deputeti i parë demokrat i bën thirrje Biden të tërhiqet nga …

performanca ne debat ishte katastrofe deputeti i pare demokrat i ben thirrje biden te terhiqet nga
performanca ne debat ishte katastrofe deputeti i pare demokrat i ben thirrje biden te terhiqet nga

Një ligjvënës demokrat ishte i pari sot që i bëri thirrje zyrtare presidentit, Joe Biden të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur ndër të tjera performancën e tij katastrofike në një debat, të enjten kundër Donald Trump.

“Unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e vështirë dhe të dhimbshëm për të dhënë dorëheqjen, i bëj thirrje me respekt që ta bëjë këtë”, shkroi deputeti i Teksasit, Lloyd Doggett në një deklaratë për mediat amerikane.

“Presidenti Biden e shpëtoi demokracinë tonë duke na çliruar nga Trump në 2020. Ai nuk duhet të na dorëzojë te Trump në 2024”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →