Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.
KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellëse dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co