Spanjë-Gjermani, klasikja e Evropës, nga Beckenbauer e deri tek dominimi i “La Roja-s” dekadat e fundit, Bild: Ja që kur Spanja është “macja e zezë”

spanje gjermani klasikja e evropes nga beckenbauer e deri tek dominimi i la roja s dekadat e fundit bild ja qe kur spanja eshte macja e zeze

“Mund ta quani një klasike”, kjo është fjalia e famshme e Franz Beckenbauer, lidhur me duelet e Gjermanisë ndaj Spanjës, që vitet e fundit kanë qenë padyshim kryefjala e përballjeve në kampionatet evropiane në të kaluarën. Kështu e nis analizën e saj, në prag të përballjes në çerekfinale të kombëtares gjermane dhe Spanjës, e përditshmja prrestigjoze gjermane “Bild”.
Kjo e përditshme e cilëson ekipin e de la Fuentes edhe si “macen e zezë” të “panzerave”, kjo për fitoret e fundit që “furia e kuqe” ka arritur në përballjet e fundit me ta.

Nëse gjatë historisë klubet spanjolle Real Madrid dhe Barcelona kanë dominuar futbollin evropian, nuk mund të thuhej e njëjta gjë me kombëtaren spanjolle që nuk ishte një skuadër fituese në kompeticonet madhore, por gjithçka ndryshoi në 2 dekadat e fundit. Aryseja? Një gjeneratë e jashtëzakonshme futbollistësh e cila ka dominuar kontinentin në sajë të klasit, talentit dhe mbi gjitha për mënyrën e të luajturit, e cila i solli futbollit një “faqe” të re për të shfletuar, që deri më tani nuk ishte parë. Ndeshjet që nuk do të harrohen ndonjëherë? Padyshim finalja e kupës së Evropës në 2008, ajo fitore 0-1 e Spanjës ndaj Gjermanisë me gol të Fernando Torres.

Në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut sërisht Spanja mund Gjermaninë në gjysmëfinale. Këtë herë ndeshjen e vendos mbrojtësi i Barcelonës Carles Puyol.
Vitet e fundit ndërkohë ndeshja që do të ngelet shenjë përgjithmonë është ajo humbje turpëruese 0-6 në vitin 2020 për Nations League në Sevilla. Një humbje që për gjermanët edhe sot akoma “dhemb”.

Sfida e fundit e zhvilluar mes tyre është ajo e botërit të fundit në Katar, ku të dyja kombëtaret ishin të shortuara në të njëjtin grup. Një barazim 1-1, por që sërish është Spanja ajo që kualifikohet bashkë me Japoninë në këtë grup, ndërsa gjermanët mbeten jashtë botërorit që në fazën e grupeve.
Të premten Gjermania përballet edhe njëherë tjetër me “La Roja” në Shtutgart, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024, evropian i cili luhet pikërisht në shtëpinë e “panzerave”, aty ku Gjermania ka patur deri më tani e do të vazhdojë të ketë edhe në këtë sfidë mbështetjen e një popullit të tërë. Ndoshta ka ardhur koha për hakmarrje?

(BalkanWeb)

Bild 1

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →