Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka ndërruar jetë më 1 korrik, teksa u nda nga kjo botë në moshën 88-vjeçare.
Pas vdekjes së shkrimtarit të njohur, ka pasur reagime të shumta, ndërsa kontributi i tij është vlerësuar shumë.
Qeveria e Shqipërisë ka shpallur dy ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit të njohur.
Me vendim të Këshillit të Ministrave u vendosi shpallja dite zie kombëtare ditën e martë dhe të mërkurë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.
Për vdekjen e Kadaresë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai tha se Shqipëria, Kosova dhe viset shqipfolëse kanë humbur shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave dhe se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.
“Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, tha Kurti.
Albin Kurti ka shpërdarë dhe disa fotografi të Kadaresë, të realizuara ndër vite. Kadare shihet në këto foto me personalitetë të shquara të Shqipërisë e të Kosovës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co