Sulmuesi i kombëtares, Rey Manaj ka nisur pushimet pas eliminimit të “kuqzinjve” në Euro2024, por si duket nuk ka lënë pas edhe angazhimet familjare.
Manaj së fundmi ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social “Instagram”, nga një gëzim familjar ku ai me familjen e tij dhe partneren kanë qenë të pranishëm, duke tërhequr vëmendjen.
Ndër fotot që ai ka publikuar, nuk ka ngurruar të shfaqë edhe atë me partneren e tij, e cila është e ulur në prehrin e sulmuesit.
Kujtojmë që Manaj përfundoi sezonin e tij më të mirë në karrierë, pasi shënoi 18 gola ne kampinatin turk me skuadrën e Sivasporit, duke u renditur i treti, pas Icardit dhe Dzekos.
Performanca fantastike në Turqi, bëri që Sulvinho t’i dërgonte një ftesë në Europian, ku mandje zuri vendin e titullarit në dy ndeshjet e fundit përballë Kroacisë dhe Spanjës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co