Në momentin më të bukur, pasi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale, për të trazuar disi ambientin në radhët e përfaqësueses Angleze ka menduar UEFA. Qeveria e futbollit Evropian ka hapur një hetim për Jude Bellingham, për mënyrën e tij të festimit pas golit në minutën e 95-të.
Futbollisti britanik gjatë festimeve bëri një gjest të pahijshëm duke prekur pjesë intime të trupit. Sipas UEFA-s, kjo është shkelje e rregullave bazë të sjelljes.
Në këtë mënyrë Bellingham rrezikon të dënohet me një ndeshje skualifikim, mund të humbas çerekfinalen kundër Zvicrës, por më e mundshme në këtë rast është të dënohet me një gjobë të majme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co