Tetëmbëdhjetë të burgosur, përfshirë disa të dënuar me vdekje, kanë ikur nga një burg në rajonin e kontestuar Kashmir në Himalaje, njoftuan zyrtarët pakistanezë më 1 korrik.
Shefi i policisë lokale, Riaz Mughal, tha se njëri nga të burgosurit u vra pasi u qëllua gjatë ikjes nga burgu Rawalakot një ditë më parë.
Udhëheqësi i burgut dhe disa oficerë të tjerë janë shkarkuar nga detyra.
Mughal tha se gjashtë nga të burgosurit ishin të dënuar me vdekje, ndërsa tre të tjerë po vuanin dënime me burgim të përjetshëm.
Ikje të tilla nga burgu janë të rralla në Pakistan, tha ai.
Zyrtarët thonë se njëri nga të burgosurit ishte i pajisur me revole, e cila u përdor për ta nënshtruar një roje dhe për t’ia rrëmbyer çelësat për hapjen e qelive./REL/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co