Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se gjatë qeverisjes së Rilindjes, komuniteteve fetare iu është akorduar një fond i barabartë me partinë pa vulë të Lulzim Bashës.
Reagimi i Blushit vjen pasi Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Theth, ku shpërndau tapitë e pronave, i dorëzoi dokumentin edhe përfaqësuesit të Kishës atje.
Ai shton se kjo nuk është asgjë më shumë se një tentativë për të kopjuar keq programin konkret të Partisë së Lirisë dhe vizionin e liderit, Ilir Meta.
“Asgjë më shumë se një tentativë për të kopjuar keq programin konkret të Partisë së Lirisë dhe vizionin e Liderit të saj, Ilir Meta që vetëm në pak vite Kryeministër i ktheu pronat në Tiranë dhe kudo për Komunitetin Mysliman Shqiptar, Kishën Ortodokse Autoqefale, Komunitetin Bektashian dhe Kishën Katolike” shkruan Blushi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Edi Rama, që në 11 vite në pushtet ka rrëmbyer dhe ka tjetërsuar pronat e komuniteteve fetare, u ka dhënë buxhet vjetor më të vogël se të “Rilindjes” apo të barabartë me partinë pa vulë të Lul Bashës dhe që ka përdorur çdo instrument për të nxitur përçarjen e shkatërruar harmoninë ndërfetare (siç bëri së fundmi me rezultatet e Censusit) u kujtua sot të “respektojë” të drejtat e tyre.
Ky njeri i paFe, antiFamilje dhe antiAtdhe, përfaqësues i internacionales kriminale të surrogacisë dhe sektit pervers “Prindi 1 – Prindi 2”, pinjoll i denjë i mohuesve të Zotit që shkatërruan xhami, teqe dhe kisha, befas na u shfaq nga Thethi me tapi në dorë duke i kthyer pronat kishës atje.
Asgjë më shumë se një tentativë për të kopjuar keq programin konkret të Partisë së Lirisë dhe vizionin e Liderit të saj, Ilir Meta që vetëm në pak vite Kryeministër i ktheu pronat në Tiranë dhe kudo për Komunitetin Mysliman Shqiptar, Kishën Ortodokse Autoqefale, Komunitetin Bektashian dhe Kishën Katolike.
Pa harruar se gjatë mandatit të tij si President i Republikës, Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, ndërmori një sërë nismash konkrete, si dhe i dërgoi me dhjetëra kërkesa zyrtare Qeverisë për kthimin e pronave të komuniteteve fetare, për të cilat nuk mori asnjë përgjigje.
Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë.
Askush nuk mund të besojë se pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama mund të bëjë diçka ndryshe.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co