Kushdo që të fitojë zgjedhjet në Francë, Emmanuel Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Në një letër drejtuar francezëve të botuar një javë më parë, ai tha se do të qëndronte deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027.
Megjithatë, nëse partia e tij humbet dhe fiton ose Tubimi Kombëtar ose Fronti i Ri Popullor, kjo lë gati tre vjet “bashkëjetesë”, ose ndarje pushteti – që do të thotë se presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.
Ka ndodhur më parë, me politikën e brendshme në duart e kryeministrit dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në duart e presidentit.
Nëse nuk ka shumicë absolute – një skenar i mundshëm – presidenti do të duhet të negociojë me lojtarë të tjerë për të krijuar një qeveri dhe për të zgjedhur një kryeministër.
Kjo do ta linte qeverinë në një pozicion të lëkundur dhe mund të mos mbijetojë gjatë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co