Blushi: Fondi që është akorduar komuniteteve fetare në 11 vjet, i barabartë me atë të partisë pa vulë të Bashës…

blushi fondi qe eshte akorduar komuniteteve fetare ne 11 vjet i barabarte me ate te partise pa vule te bashes
blushi fondi qe eshte akorduar komuniteteve fetare ne 11 vjet i barabarte me ate te partise pa vule te bashes

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se gjatë qeverisjes së Rilindjes, komuniteteve fetare iu është akorduar një fond i barabartë me partinë pa vulë të Lulzim Bashës.

Reagimi i Blushit vjen pasi Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Theth, ku shpërndau tapitë e pronave, i dorëzoi dokumentin edhe përfaqësuesit të Kishës atje.

“Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë.

Askush nuk mund të besojë se pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama mund të bëjë diçka ndryshe”, shkruan Blushi.

Postimi nga Tedi Blushi

Edi Rama, që në 11 vite në pushtet ka rrëmbyer dhe ka tjetërsuar pronat e komuniteteve fetare, u ka dhënë buxhet vjetor më të vogël se të “Rilindjes” apo të barabartë me partinë pa vulë të Lul Bashës dhe që ka përdorur çdo instrument për të nxitur përçarjen e shkatërruar harmoninë ndërfetare (siç bëri së fundmi me rezultatet e Censusit) u kujtua sot të “respektojë” të drejtat e tyre.

Ky njeri i paFe, antiFamilje dhe antiAtdhe, përfaqësues i internacionales kriminale të surrogacisë dhe sektit pervers “Prindi 1 – Prindi 2”, pinjoll i denjë i mohuesve të Zotit që shkatërruan xhami, teqe dhe kisha, befas na u shfaq nga Thethi me tapi në dorë duke i kthyer pronat kishës atje.

Asgjë më shumë se një tentativë për të kopjuar keq programin konkret të Partisë së Lirisë dhe vizionin e Liderit të saj, Ilir Meta që vetëm në pak vite Kryeministër i ktheu pronat në Tiranë dhe kudo për Komunitetin Mysliman Shqiptar, Kishën Ortodokse Autoqefale, Komunitetin Bektashian dhe Kishën Katolike.

Pa harruar se gjatë mandatit të tij si President i Republikës, Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, ndërmori një sërë nismash konkrete, si dhe i dërgoi me dhjetëra kërkesa zyrtare Qeverisë për kthimin e pronave të komuniteteve fetare, për të cilat nuk mori asnjë përgjigje.

Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë.

Askush nuk mund të besojë se pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama mund të bëjë diçka ndryshe.

🇦🇱✅ Kthimi i plotë i pronave të komuniteteve fetare dhe kompensimi fizik aty ku kthimi nuk është i mundur është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

🇦🇱✅ Partia e Lirisë angazhohet për të 10-fishuar mbështetjen për komunitetet fetare brenda vitit të parë të qeverisjes, me të paktën 10 milion euro nga rreth 1 milion euro në vit që marrin aktualisht, si dhe financimin e tyre sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →