Tallja me ish-të përndjekurit, Teliti: Nga 12 mln euro janë paguar vetëm 3.2 mln

tallja me ish te perndjekurit teliti nga 12 mln euro jane paguar vetem 3 2 mln
tallja me ish te perndjekurit teliti nga 12 mln euro jane paguar vetem 3 2 mln

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon talljen që i bëhet prej 11 vitesh shtresës së ish të përndjekurve politik, duke nxjerrë shifrat e kompensimit tejet të ulët gjatë vitit korent.

Teliti shkruan në një postim të tij se nga 12 milionë euro të planifikuara për tu paguar gjatë këtij viti, në 5 muajt e parë 2024 janë paguar nga thesari vetëm 3.2 milionë euro.

Sipas tij, gjatë këtij 5-mujori, pagesat për dëmshpërblimin financiar të kësaj shtrese të përvuajtur janë 33% më të ulta edhe sesa pagesat e  5-mujorit 2023, tregues i qartë se qeveria kujtohet për ish të përndjekurit vetëm kur janë zgjedhjet.

Postimi nga Dorian Teliti

Ish të përndjekurit politik mbeten ose “urryerit” ose “të harruarit e qëllimshëm” të qeverisë Rama!

👉Fakt: Nga 12 milionë euro të planifikuara për tu paguar gjatë këtij viti, në 5 muajt e parë 2024 janë paguar nga thesari vetëm 3.2 milionë euro.

👉Fakt: Gjatë këtij 5-mujori, pagesat për dëmshpërblimin financiar të kësaj shtrese të përvuajtur janë 33% më të ulta edhe sesa pagesat e  5-mujorit 2023, tregues i qartë se qeveria kujtohet për ish të përndjekurit vetëm kur janë zgjedhjet.

⛔️Braktisja duket akoma edhe më e qartë kur llogarit që me këto ritme pagesash do duhen deri në tre dekada të tjera për të mbyllur detyrimin financiar që me ligj i takon kësaj shtrese.

🔴Sa qesharake duken sot deklaratat dhe zotimet e Rilindjes në 2013, thjesht dhe vetëm për ti mashtruar e marrë votën ish të përndjekurve të sistemit diktatorial.

🔷Ndaj të gjithë në protestë në 11 korrik, o sot o kurrë në protestë kushdo që ndihet i tallur dhe i nëpërkëmbur nga qeveria e premtimeve boshe, nga qeveria e luksit të vetes së saj por e mjerimit dhe varfërimit të shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →