Kërkesa e Kurtit për nënshkrim dhe tërhëqja e letrës së Bërnabiç, Lajçak: Po humbim kohë për diçka që s’është e rëndësishme

kerkesa e kurtit per nenshkrim dhe terheqja e letres se bernabic lajcak po humbim kohe per dicka qe seshte e rendesishme



































Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është pyetur dje rreth letrës së  ish-Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiç dërguar Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit (EEAS), e cila ka shkruar se “marrëveshja  për normalizim nuk përfaqëson një traktat legal nën të drejtën ndërkombëtare”.

Kurti

Gazetari gjerman Michael Martens e ka pyetur emisarin duke i thënë që “nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE”.

Kryeministri Kurti të mërkurën e ka refuzuar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq pikërisht për këtë- ka kërkuar që Serbia ta tërheq letrën e Bërnabiq, ta nënshkruaj marrëveshjen dhe ta dorëzojë terroristin Radojiçiç që më pas të ecet drejt zbatimit. Lajçak duke u përgjigjur për këto çështje ka thënë se BE e përsërit vazhdimisht  në takime se Radojiçiç s’ka imunitet dhe se duhet të jap llogari. Më pas ai në mënyrë më të detajuar i ka adresuar kërkesat e Kurtit për formalizim të marrëveshjes dhe letrën e Bërnabiq.

“Si përfaqësues i BE’së mund të japë definicionin se çka nënkupton normalizimi, siç është në dokumentin e BE’së, që i bie, të lehtësojmë dhe ndihmojmë që Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative që do t’i normalizojë raportet e tyre dhe zgjidh çështjet e hapura ekzistuese mes tyre. U takon palëve, Kosovës dhe Serbisë të definojnë se çfarë nënkupton normalizimi, por kur themi marrëveshje ligjërisht obligative kjo thotë shumë”, ka thënë si.

“Së dyti, marrëveshja që e kemi arritur vitin e kaluar shkurt/ mars në Bruksel dhe pastaj në Ohër, është marrëveshje ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Iu është thënë palëve dhe janë pajtuar me këtë gjatë takimit tonë në Ohër se është bërë në linjë me Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve që thotë se marrëveshja mund të normalizohet me nënshkrim ose mënyrë tjetër për të cilin pajtohen palët, në këtë rast është formalizuar me anë të deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë Borell”, ka theksuar ai.

Sipas, diplomatit që deri në janar pritet ta lehtësojë dialogun Kosovë- Serbi, BE ka thënë shumë herë se marrëveshja është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe para së gjithash provizionet e kësaj marrëveshje janë bërë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë, pjesë e relacioneve formale mes Serbisë dhe BE’së.

“Kështu që po humbim shumë kohë duke diskutuar dicka që vërtetë nuk është aq relevante. Ajo që është relevante është se kemi bërë shumë pak progres ose hic në implementim e kësaj marrëveshje. Kjo është cështja kyce” ka shtuar ai.

“Nuk mendoj se duhet të tërhiqemi në një diskutim legal. Ne e kemi bërë të qartë se është legale dhe e kemi thënë shumë herë. Kur e shikoni këtë nga ana politike dhe nga perspektiva logjike Kosova dhe Serbia duhet ti normalizojnë raportet përndryshe sdo të bëjnë progres na rrugën evropiane dhe marrëveshja që e kami arritur në Ohër është rruga drejt normalizimit” ka theksuar Lajçak.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →