Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Kristian Shpendi ishte një nga protagonistët e ngjitjes së Çezenës në Serinë B, me 20 gola në kampionat, 1 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë, duke dhënë edhe 6 asiste. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, ai u shpreh se kaloi një sezon perfekt dhe u ndal tek babai i tij.
“Ishte një sezon perfekt. Kur skuadra filloi të ecë, edhe unë fillova të shënoja me vazhdimësi. Dy vjet më parë unë fitova kampionatin dhe Superkupën me Primavera-n, por të ishe pjesë e ekipit të parë ka një vlerë tjetër në rrugëtimin tim, unë dhe vëllai im i detyrohemi Çezenës”.
Teksa u pyet për babain, sulmuesi i “Shpresave” tha: “Ai mbaronte turnin në punë dhe gjithmonë gjente forcën apo kohën të na linte të luanim dhe na ndoqi kudo duke hequr dorë nga shumë gjëra. Sulmi ndaj Rinaldit pas ndeshjes ndaj Olbias? Ai reagoi keq, ai nuk nuk e mendoi mirë çfarë po bënte, por ishte i pari që kërkoi falje. Ai episod nuk më ndikoi aspak dhe nuk do të më bënte të ndryshoja mendimin tim për të”, përfundoi Shpendi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co