Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie. Detajet e ngjarjes

shperthim me lende plasese ne oborrin e nje shtepie detajet e ngjarjes



































Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banesë në Divjakë. Policia sqaron se shtëpia është në pronësi të shtetasi me iniciale R.M 67 vjeç.

800-0-policia-2

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia thotë se lënda shpërthyese ka qenë artizanale.

“Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet  lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet ne njoftimin e policise.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →