Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku nga shpërthimi në automjet mbeti i plagosur Ledovik Syziu 47 vjeç.
Sipas News24, ai njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për te cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.
Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.
Ky shtetas njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co