Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se një nga shkaqet se përse shqiptarët ikin nga vendi është edhe shkatërrimi i sistemit shëndetësor.
Berisha tha se sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri, duke shtuar se gjithë vendi ka vetëm 55 mjekë, që sipas tij, me çdo lloj përpjekje që mund ta bëjnë, nuk përballojnë dot, një të katërtën e ngarkesës.
Më tej, Berisha shtoi se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla si kanceri për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte.
“Miqtë e mi, një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë. Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.
Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.
Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve. Miq, sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri. Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat? E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.
Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji.
Segmente të këtij shteti, që akoma kanë mbetur pa u shndërruar në narkoinstitucione, kanë treguar dhe kanë konstatuar në kontrollet e tyre se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte. A mund të imagjinoni ju nj shtet të tillë kund në botë përveçse në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, e Ilir Beqës, këtyre kriminelëve të pamëshirë, këtyre banditëve që nuk ka epitet që nuk mund t’u vihet”, tha Berisha në fjalën e tij.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co