Foto/ Ky është xhandari që u godit me hark në qafë tek ambasada e Izraelit në Beograd, për t’u vetëmbrojtur qëlloi për vdekje autorin! Ndalohen disa persona

foto ky eshte xhandari qe u godit me hark ne qafe tek ambasada e izraelit ne beograd per tu vetembrojtur qelloi per vdekje autorin ndalohen disa persona



































Ky është xhandari i cili u qëllua me hark në qafë rreth orës 11 të paradites së sotme nga një person ende i paidentifikuar, teksa ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën e Izraelit në Dedinje të Beogradit.

Capture

34-vjeçari Millosh Jevremoviç ndodhet në rrezik për jetën në spital. Foto e tij ku shihet në shtratin e spitalit u publikua nga Ministri Ivica Daçiç në një konferencë për shtyp.

Polici është transportuar në gjendje të vetëdijshme në Qendrën Emergjente, ku po vijon operacioni për heqjen e shigjetës nga qafa.

Mjeku i Qendrës Emergjente tha se pacienti është në rrezik jeta dhe operacioni është në zhvillim e sipër.

“Mjekët thonë se mund t’i ketë shpëtuar jetën që nuk e ka nxjerrë shigjetën, ka arritur të mbrohet në këtë gjendje, ka qëlluar sulmuesin, menduam se sulmuesi do të mbijetonte për të mësuar më shumë. Ai kishte edhe një thikë. Përfundimi është se bëhet fjalë për një sulm terrorist ku janë përfshirë persona të lidhur me lëvizjen vehabiste – tha ministri Daçiç.

Ndërkohë xhandari raportohet se për t’u vetëmbrojtur qëlloi me armën e shërbimit autorin, i cili dyshohet se është qytetar serb.

Ndërkohë janë ndaluar edhe disa persona që ndodheshin pranë ambasadës. Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një ekstremist mysliman vehabist dhe se ai nuk veproi i vetëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →