Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po bëhet për të ruajtur paktin e 2008-ës. Mos u çudisni nëse nuk i mbyllin listat në seancën e fundit

reforma zgjedhore alibeaj po behet per te ruajtur paktin e 2008 es mos u cudisni nese nuk i mbyllin listat ne seancen e fundit
reforma zgjedhore alibeaj po behet per te ruajtur paktin e 2008 es mos u cudisni nese nuk i mbyllin listat ne seancen e fundit

Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se kjo bëhet për të ruajtur Status-Quon 34-vjeçare, ose paktin famëkeq të 2008-ës.

Alibeaj thotë se propozimet për reformën zgjedhore i hiqte Ramës më së paku 8 mandate.

Sipas tij, me Shqipërinë një zonë elektorale dhe listat e hapura, është e vetmja mundësi që jo vetëm të mundet Rama, por dhe e shkuara si sistem.

Ai më tej paralajmëron se për të ruajtur pazarin okult, nuk duhet të çuditemi që një natë para seancës së fundit dikush të nxjerr një amendament për të mbyllur listat dhe të votohet nga 110 e kusur deputet, njësoj si amnistia.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeaj:

‘’Nuk ka qene spostim i Alibeajt nga Reforma Zgjedhore, por thjesht ruajtja e status-quo-s 34 vjecare, me saktë e paktit famekeq te 2008. Secili çifligun e vete dhe brenda tij hallin e vet.

Shqiperia 1 zone, ia hiqte Rames se paku 6-8 mandate qe i fiton qyl ne tavoline. Vetem keshtu i hiqej avantazhi i padrejte qe fitoi ne 2020 me heqjen e koalicioneve. Rama gjithesesi nuk mundet nese behen bashke partite e vjetra te halleve te medha (qofte edhe ne koalicion), por vetem nese mundesohet te behen bashke shqiptaret.

Shqiperia 1 zone dhe Listat e hapura jane e vetmja mundesi qe jo vetem te mundet Rama, por te mundet e shkuara si sistem (me gjithe Ramen brenda)!

Votimi elektronik do garantonte teknikisht listat e hapura dhe rezultat te atyperatyshem. E do hiqte nga kembet ferren e ushtrise se komisionereve, qe perben atavizmin e sistemit te vjeter elektoral e politik (tek sistemi patronazhist +komisionere Rama ka ngritur ngrehinen e vete te vjedhjes se pushtetit)

Vota e diaspores, (vote me te njejten garanci si shqiptaret brenda territorit, qe mesa duket tani jane me pak se votuesit shqiptare ne diaspore) u be e pamundur!

Cfare ndodhi, eshte asgje me shume e asgje me pak, sesa ruajtja e sistemit te vjeter politik ne nje pazar okult te shemtuar me njeri-tjetrin!

Per te mbrojtur secili pronen e vet! Per t’u mbrojtur nga SPAK! Duke spostuar e sakrifikuar te ardhmen e shqiptareve!

Mos u cudisni, kur nje nate para seances se fundit dikush te nxjerre nje amendament per te mbyllur listat, qe do votohet nga 110 e kusur deputete (ju kujtohet amnistia??!)

P.S.: 1- projektligji i nenshkruar prej meje eshte ne pritje te votimit ne seance

2- mohimi i se drejtes se votes efektive te shumices se shqiptareve qe ndodhen jashte Shqiperise, i ben zgjedhjet e ardhshme jolegjitime (..madje dikush mund te mendoje edhe te pavlefshme, dhe rruga per ne GJK mbetet gjithnje e hapur)

3- sistemi politik i vjeter heret a vone do hapet (me mire do ishte heret, pra tani, per te kursyer traumat politike dhe penale neser te kufomave politike)’’, shkruan Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →