Në fund të këtij sezoni, Xavi do të largohet nga Barcelona, ky është një fakt, por mbetet ende e paqartë se kush do të jetë pasuesi i tij. Këtë periudhë, që nga dita kur Xavi njoftoi largimin e tij, janë lakuar disa emra të rëndësishëm që mund të marrin drejtimin e klubit blaugrana. Fabrizo Romano, eksperti i merkatos, vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me stolin e Barcelonës.
Sipas Romano-s, Hansi Flick, ish trajneri i Bayern Munich dhe përfaqësueses gjermane, ka shprehur dëshirën e tij për t’u marrë drejtimin e Barcelonës. Flick është i papunë që nga momenti kur u shkarkua nga drejtimi i Gjermanisë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co