Ndryshe nga se pritej, Anglia është larg statusit si favorit në këtë Evropian, kjo të paktën duke iu referuar paraqitjes së tyre në fazën e grupeve. “Tre luanët” që nuk shkëlqyen, por në fund u kualifikuan si kokë grupi, as kaq nuk mjaftoi për tifozët të cilët nuk nguruan as t’i vërshëllejnë. Nëse trajneri Southgate nuk e priti mirë këtë reagim të tifozëve, Anthony Gordon e sheh ndryshe:
“Ka negativitet pasi njerëzit presin shumë nga ne. Për një gjë jam i sigurt, unë dhe ekipi im jemi një makth për çdo skuadër që kemi përballë”, u shpreh fantazisti i përfaqësueses angleze.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co