“Butrinti”/ “Do ta dërgojmë në SPAK”, Ina Zhupa: Çështje e identitetit kombëtar dhe historisë. Gjykata Kushtetuese…

butrinti do ta dergojme ne spak ina zhupa ceshtje e identitetit kombetar dhe historise gjykata kushtetuese
butrinti do ta dergojme ne spak ina zhupa ceshtje e identitetit kombetar dhe historise gjykata kushtetuese

Deputetja e PD Ina Zhupa ka mbajtur sot një konferencë për mediat në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ajo u shpreh se Koncesioni i Butrintit është sot në Kushtetuese me një seancë të riçelur.

Zhupa tha se pavarësisht se edhe “Kushtetuesja” vetë ka shkelur kushtetutën në disa raste, ajo beson tek institucioni dhe jo tek individët.

“PD rast pas rasti edhe sipas çështjeve i ka bërë të qarta pozicionet se pse e ka shkelur kushtetutën edhe Gjykata Kushtetuese. Por pavarësisht kësaj unë nuk besoj tek individët, por te Institucionet.
Kjo është një çështje që nëse nuk merr zgjidhje nga Kushtetuesja, për shkeljet penale do të shkojë në SPAK. Unë kam vënë provë Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është çështje politike, por një cështje e identitetit kombëtar dhe historisë së saj.
Dhe nëse nuk arrin që edhe për këtë çështje, të ngrihet në nivelin e duhur, atëherë nuk ka më arsye se pse të ekzistojë Kushtetuesja në vend.
E konsideroj si një gur prove, ku do të tregojë realisht nëse në fibrën e tyre si gjyqtare ka ende kushtetutshmëri brenda. Unë kam vendosur të gjitha provat në dispozicion,” tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →