Një gjykatë panameze liroi të premten 28 persona të akuzuar për pastrim parash, një rast i lidhur me firmën ligjore panameze Mossack Fonseca, fokusi i skandalit ndërkombëtar të evazionit fiskal që është bërë i njohur si “Panama Papers”.
Kryetari i gjykatës, Baloisa Markines, “liroi” nga akuza të gjithë “28 personat që akuzoheshin për shkelje të rendit ekonomik nëpërmjet pastrimit të parave” në rastin e “Panama Papers””, thuhet në njoftimin e tij.
Sipas informacioneve të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), i cili nxori rastin në dritë, të gjithë të akuzuarit u shpallën të pafajshëm, përfshirë edhe bashkëthemeluesin e firmës ligjore Jürgen Mossack (Ramon Fonseca vdiq në maj).
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co