Turqia hiqet nga “lista gri” e pastrimit të parave

turqia hiqet nga lista gri e pastrimit te parave
turqia hiqet nga lista gri e pastrimit te parave

Turqia është hequr nga lista gri e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) për pastrimin e parave.

Siç u njoftua pas Asamblesë së Përgjithshme të FATF-së, Turqia dhe Xhamajka u hoqën nga lista gri, gjë që nënkupton se ato janë objekt i një “procesi të zgjeruar monitorimi”.

Asambleja e i përgëzoi këto vende për progresin që kanë bërë në adresimin e mangësive në parandalimin strategjik të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit, raporton Anadolia.

Asambleja e Përgjithshme e FATF-së në Singapor u ndoq nga delegatë që përfaqësonin rreth 200 qeveri dhe organizata vëzhguese, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, INTERPOL dhe Njësinë e Inteligjencës Financiare Egmont.

Siç shkruan AP, kjo mund të nxisë investimet e huaja në Turqi, e cila po përpiqet të rimëkëmbet nga një rënie e thellë ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →