Futbollisti i Sllovakisë, Milan Skriniar dha opinionin e tij para sfidës me Anglinë në Europian.
“Duke parë ndeshjet e tyre, ne e kuptuam se ata nuk ishin gjithmonë në më të mirën e tyre dhe u mbështetëm shumë në cilësitë individuale të lojtarëve të tyre – shpjegoi ish-mbrojtësi i Interit – Ne jemi të vetëdijshëm se Anglia është një nga skuadrat më të mira të pranishme në këtë fazë të turneut, por ne do të kemi shansin tonë nëse sillemi vërtet si skuadër.
Duke fituar kundër Belgjikës, ne treguam se mund të mposhtim këdo. Natyrisht që do të duhet të jemi të fortë në mbrojtje. Por duhet gjithashtu dhe mbi të gjitha të zhvillojmë futbollin tonë, të jemi aktiv, ta detyrojmë të luajë me ritmin tonë, duke ndjekur mënyrën tonë të lojës”,
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co