Është koha për të mos menduar gjatë. Muaji i parë i verës po mbyllet dhe nëse ende nuk keni nisur të mendoni se ku do t’i kaloni pushimet, atëherë nxitoni! Po rrobat e banjës?
Ende nuk i keni gjetur as ato? Kategoria e veshjeve të plazhit është një prej më të lakmuarave në këtë periudhë të vitit, ndaj edhe tendencat e propozuara nga personazhet e njohur të rrjeteve sociale janë po aq të larmishme.
Këtë vit, bikinit janë propozuar me shkëlqim, printe kafshësh, por edhe shumë lule. Po ashtu, janë rikthyer edhe rrobat e banjës me grep, të cilat janë mjaft të përshtatshme për aventurat bregdetare deri në darkë.
Edhe dizajnet me prirje minimaliste janë ndër stilet më të preferuara. “Saint Laurent” kryeson trendin me veshjet minimaliste, pa rripa, që provojnë një qasje më shumë ndaj rrobave të banjës.
Pavarësisht nëse jeni duke bërë një udhëtim në plazh apo edhe një ditë të pishinë, këto janë modelet e momentit për të blerë tani.
1. Rrobat e banjës me thurje
Nga qëndisjet luksoze deri te thurjet me grep, këto tekstura kanë sjellë një përditësim modern në çdo një veshje bikini.
Truporet
Ato që njihen si trupore janë rikthyer çdo vit e më shumë, madje këtë vit edhe pa rripa. Provoni siluetat të ndryshme me printe të përshtatshme për të gjithë sezonin.
Kopsht me lule
Lule, për verën? Po, vërtet. Bëhuni kreativë dhe kërkoni stilet e luleve 3-D dhe printimet abstrakte të buqetave të jashtëzakonshme në rrobat tuaja.
Rrobat e banjës me zbukurime elegante
Qoftë në formën e rruazave, medalioneve metalike, teminat apo edhe shiritat e ndryshëm, rrobat e banjës që përmbajnë elementë zbukurimi po kthehen gjithmonë e më shumë në modë. Rrobat e banjës të vitit 2024 kanë detaje të jashtëzakonshme që bëjnë këdo të kthejë kokën sapo të kaloni ju.
Printe kafshësh të egra
Printet e zebrave dhe leopardit po shihen gjithandej. Mbajeni zebrën klasike bardhë e zi ose, pse jo, edhe me një version të kuq, i cili tashmë ka vulën e Kendall Jenner.
Minimaliste
Kush thotë se minimalizmi është i mërzitshëm? Ky trend me kontrast të fortë dëshmon se “less-is-more” (më pak është më shumë) dhe ky stil mund të jetë po aq mahnitës sa çdo motiv tjetër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co