Shpërthimi që i mori jetën Armand Nelajt, polumbarët e RENEA në kërkim të provave

shperthimi qe i mori jeten armand nelajt polumbaret e renea ne kerkim te provave
shperthimi qe i mori jeten armand nelajt polumbaret e renea ne kerkim te provave

Një grup polumbarësh të forcave RENEA,  prej ditës së djeshme, po kërkojnë gjetjen e provave në vendin e shpërthimit pranë Portit të Sarandës, që shkaktoi vdekjen e biznesmenit 52 vjeçar Armand Nelaj.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se është shumë e vështirë gjetja e provave në atë pjesë të Gjirit të Sarandës pasi për shkak se ndodhet afër Portit Detar, thellësia është shumë e madhe për të mundësuar ankorimin e lirshëm të anijeve.

Nga ana tjetër, policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle ambientesh për të grumbulluar prova lidhur me ngjarjen e rëndë por burimet tregohen të rezervuara për rezultatet.

Grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar edhe një numër të madh kamerash sigurie të cilat po kqyren, duke përfshirë kamerat e Portit të Sarandës, të cilat janë të një cilësie të lartë për shkak të rëndësisë së veçantë dhe sigurisë së institucionit.

Një nga pistat për të cilën po hetohet intensivisht është se dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur nga një sasi eksplozivi, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e biznesmenit 52 – vjeçar, prind i dy fëmijëve. Hetimet për këtë ngjarje  që tronditi qytetin në orën 22.00 të datës 24 qershor vijojnë, madje sipas burimeve janë intensive.

Ndërkohë që priten edhe analizat nga mjekësia ligjore…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →