U largua me vrap pas seancës gjyqësore, Gjykata tregon ç’ndodhi me mjekun Edmond Gashi: Doli nga dera e gjyqtarëve, iku pa policë

u largua me vrap pas seances gjyqesore gjykata tregon cndodhi me mjekun edmond gashi doli nga dera e gjyqtareve iku pa police
u largua me vrap pas seances gjyqesore gjykata tregon cndodhi me mjekun edmond gashi doli nga dera e gjyqtareve iku pa police

































Gjykata e Tiranës ka reaguar pas një video të publikuar sot ku mjeku Edmond Gashi, në hetim për skandalin në spitalin Onkologjik, ja mbath vrapit pas seancës gjyqësore.


Në një njoftim për mediat, Gjykata bën me dije se Edmond Gashi është larguar me vrap i pashoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit, nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme).

Sipas njoftimit, mjeku Edmond Gashi, pas marrjes në pyetje nga togat e zeza të cilët lanë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, pasi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit, duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit.

Por, pasi ka dalë nga salla dhe ndodhej në korridorin e katit të parë të gjykatës, Gashi ka përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qenë, dhe ka dalë nga dera e gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës, duke shmangur gazetarët dhe kamerat para gjykatës.

LEXONI EDHE: Videolajm/ “Ik o hajdut ik”- Mjeku Edmond Gashi ia mbath vrapit pas daljes nga Gjykata! Shikoni pamjet

NJOFTIM PËR SHTYP

Referuar interesit të shfaqur mediatik, nëpërmjet disa komenteve dhe pamjeve filmike të shfaqura ditën e sotme, në disa portale/media on line, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

  1. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 1585, datë 19.06.2024, ka vendosur, ndër të tjera:  Caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E. G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. ……. “
  2. Me vendimin Nr. 1651, datë 27.06.2024 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, ka vendosur ndër të tjera: “Miratimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E. G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Referuar vendimeve të sipër cituara, ndaj personit nën hetim E. G., është cktuar nga Gjykata, masa e sigurimit personal shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale

Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim E. G., do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.

Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit.

Koordinatore për të drejtën e informimit, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Ola Ismaili

LEXONI EDHE: Dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij private, mjeku Edmond Gashi flet jashtë gjykatës: Unë bëj vetëm punën

Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT, një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli, i cili kishte pasur të ëmën me tumor, që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT, është transferuar në klinikën private mjekësore “Megis”, ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios, por nuk kanë pranuar.

Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i cili e ka orientuar te doktor Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT dhe më pas ky i fundit te klinika “Megis” për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operacionin po në këtë klinikë, e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →