Skandali te Onkologjiku, Stafa: Mungojnë ende edhe dy medikamente për të sëmurët me kancer

skandali te onkologjiku stafa mungojne ende edhe dy medikamente per te semuret me kancer
skandali te onkologjiku stafa mungojne ende edhe dy medikamente per te semuret me kancer

Gazetari Osman Stafa në emisionin Open në News24 duke komentuar skandalin e zbuluar në spitalin Onkologjik në QSUNT tha se edhe sot e kësaj dite mungojnë dy medikamente mjaft të rëndësishme për kurimin e pacientëve.

Ai tha se ilaçet e kimios në Shqipëri nuk janë të rimbursueshme. “Çdo pacient që vuan nga tumoret ka një protokoll të ndryshëm mjekimi. Qytetarët e dini si e zgjidhin këtë? Ose përmes ilaçeve kontrabandë ose duke kërkuar ndihmë te të afërmit që mund të kenë jashtë. E dini ju se shteti rimburson ilaçet për melanomën pozitive, por nuk rimburson ato për melanomën negative”, tha Stafa.

[embedded content]

Stafa tha se mjekët e mirë në këtë spital u thonë pacientëve: nëse kini mundësi ikni që këtu, shkoni kurojuni diku tjetër.

“Nuk është vetëm Onkologjiku, kemi një situatë edhe më beterr se kjo që kemi sot”, tha Stafa. Ai u shpreh se në protestën e organizuar pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë kishte qytetarë që kanë rrëfyer dhe kanë denoncuar rastet e përballjes në këtë spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →