Grupi E, është edhe grupi që përmban edhe më shumë enigma, duke qenë se të katër skuadrat e tij, Belgjika, Rumani, Sllovakia dhe Ukraina vijnë në barazi totale, një ndeshje nga fundi.
Rumani është edhe njëra prej skuadrave që pretendon kalimin më tej. Ata e nisën shumë mirë aventurën në këtë evropian teksa mposhtën fillimisht Ukrainën 3 me 0, por në sfidën e dytë i’u dorëzuan supremadhësisë së Belgjikës. Megjithatë në prag të ndeshjes së fundit, tekniku rumun Iordanescu u shfaq shumë optimist për kualifikimin në raundin tjetër.
“Ne do të kalojmë fazën e grupeve. Jam i bindur se udhëtimi ynë nuk do të përfundojë këtu. Të gjithë tifozët duhet të gjejnë burimet për të vazhduar të na mbështesin! Unë kam besim, sepse e di se çfarë kemi qenë duke bërë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit. Ne po përballemi me një ekip të fortë, një ekip që unë vërtet e respektoj dhe e admiroj për organizimin e tyre. Por ne jemi gati të tregojmë forcën tonë. Ne kemi mënyrën tonë për t’i bërë gjërat.
Kemi disa disavantazhe, si një ditë më pak për t’u rikuperuar, por ne nuk po mendojmë se sa të lodhur jemi. E vetmja gjë që ka rëndësi është të luajmë me gjithë zemër, të jemi të disiplinuar, efikas dhe të kualifikohemi. Synimi ynë është të kualifikohemi. Ne duam të fitojmë grupin, duke përfunduar të parët. Por gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi”, tha rumuni.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co