Ekipi ynë kombëtar u rikthye sot në Shqipëri, pasi u eliminua nga kampionati Evropian, pas humbjes një ditë më parë 0-1 ndaj Spanjës.
Në aeroportin e Rinasit është parë të vijë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili në këtë kampionat ka qenë nga më të kritikuarit.
Sapo ka dalë nga aeroporti, ai ka nxitur me qëllim për të shmangur intervistat nga mediat.
“Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu” – dëgjohet të thotë anësori kuqezi.
Kujtojmë se Elseid Hysaj u kritikua për paraqitjet e tij në ndeshjet e zhvilluara në kampionatin Evropian.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co