Ylber Ramadani, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tianës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se mund të kishin bërë më shumë që të arrinin të kualifikoheshin në fazën e radhës.
“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”, tha Ramadani.
Gjithashtu, ylli i Kombëtares zbuloi çfarë u tha trajneri Silvijo, pas humbjes me Spanjën.
“Silvinjo na tha që ishte krenar me ne sepse kemi lozur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë”, zbuloi Ramadani.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co