Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në rubrikën “Çështja e Ditës” në Neës24, duke komentuar skandalin e zbuluar te Spitali Onkologjik në QSUT, tha se mjekësia falas e kësaj qeverie ishte një nga gënjeshtrat e mëdha të kësaj qeverie, që i ka kushtuar shumë shëndetit publik.
Gjekmarkaj tha se kjo që është zbuluar të jep shqetësim në disa përmasa, së pari në planin njerëzor, ku njerëzve që i beson jetën, bëjnë biznes dhe mendojnë si të fitojnë më shumë.
“Ndoshta faji është individual, jo kolektiv, por kjo që ka ndodhur sot ku vidhet jeta e njeriut, është një nga poshtërsitë më të mëdha. Tregon se korrupsioni është kaq legal, kaq i përhapur, madje është rruga se si mund të kryesh punë në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.
Ai tha se opozita është në krye të shqetësimit qytetar, është në ballë të protestës, ndaj i bën thirrje qytetarëve që të na bashkohen, pavarësisht kritikave apo vërejtjeve që mund të kenë ndaj saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co