Ryshfet dhe plane për pushime/ “300 euro operacioni, për një javë kap Maldivet”, si bënin pazare hapur mjekët dhe punonjësit e Onkologjikut: Shih Tajlandën!

ryshfet dhe plane per pushime 300 euro operacioni per nje jave kap maldivet si benin pazare hapur mjeket dhe punonjesit e onkologjikut shih tajlanden
ryshfet dhe plane per pushime 300 euro operacioni per nje jave kap maldivet si benin pazare hapur mjeket dhe punonjesit e onkologjikut shih tajlanden

Të bësh pazar hapur me jetën. Të tilla janë përgjimet që kanë nxjerrë zbuluar mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, në QSUT ku trajtohen të sëmurë me kancer.

Gjykata e Tiranës, me urdhër të prokurorisë, lëshoi 8 masa, disa ‘arrest shtëpie’ dhe disa ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që personeli i përfshirë në abuzim akuzohet se detyronin pacientet që të trajtoheshin në spitale private.

Dosja e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, tregon një moment kur dy personat e përfshirë në këtë skemë, punonjës të këtij spitali, që bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve, një prej tyre Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.

Pjesë nga dosja:
-Ku i kap pushimet e tjera tani?
-Këtu e një vit të jemi mirë
-Shih Tajlandën tani
-Po pse jo?
-Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
– Po lale po
-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →