Parlamenti spanjoll voton të martën nismën e grupit të deputetëve katalanas, Junts per Katalunia, e cila i kërkon qeverisë se Madridit njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ligjvënësit katalanas radhisin në propozimin e tyre, fakte e argumente në mbrojtje të njohjes, përfshirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit pavarësia e Kosovës nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Eman Rramani, deputet i shumicës qeverisëse ne Kosove vlerëson se një hap i tillë është shumë i rëndësishëm, pas njohjes së pasaportës dhe dokumenteve të tjera nga Spanja.
“Diplomacia dhe të gjitha institucionet, kuvendi, qeveria, presidenca duhet të vazhdojnë lobimin, që kjo nismë të konkretizohët, me një rezultat pozitivë me njohje, pasi e kemi shumë të rëndësishme nga Spanja, për vet rëndësinë që ka ky shtet”, tha ai.
Nisma, e cila do të debatohet të martën, argumenton se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik, me 1.7 milion banorë, i cili njihet si i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co