Reshje shiu dhe breshëri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në disa nga fshatrat e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga breshëri janë prekur fshtrat e Voskop, Goskovë dhe Gjonomadh.
Ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara por paraprakisht sipas banorëve ka dëme tek pemtoret me frut të zhvilluar dhe të mbjellat e sezonit.
Reshjet kanë zgjatur rreth 30 minuta.
Grupet e punës kanë zbritur në terren që sot dhe do të vijojnë edhe gjatë mëngjesit të së martës për të evidentuar dëmet e shkaktuara.
Kujtojmë se si rezultat i punës së kryer ditën e sotme në Ersekë u evidentuan 10 ha me perime, dëmi 80-100%, 4000 rrënjë kumbulla dhe mollë, dëmi 80-90% dhe sipërfaqe të mëdha me drithëra dëmi te të cilat llogaritet deri në 50%.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co