Shehu në Kuvend: Keni frikë nga ata që denoncojnë korrupsionin dhe regjimin

shehu ne kuvend keni frike nga ata qe denoncojne korrupsionin dhe regjimin
shehu ne kuvend keni frike nga ata qe denoncojne korrupsionin dhe regjimin

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, tha se regjimi ka frikë nga çdokush që denoncon ‘bëmat’ e tij. Shehu, duke iu drejtuar mazhorancës, tha se regjimi ka frikë nga Sali Berisha ndaj edhe e izolon atë.

Por, sipas deputetit të PD-së, regjimi ka frikë edhe nga Ilirjan Muhaj, i zgjedhur kryeplak në Katundisht (Këlcyrë), por i mohuar nga kryetari Bashkisë e Këshilli Këlcyre. Dhe sipas Shehut, regjimi ka frikë nga Muhaj sepse ai denoncon korrupsionin aty.

“Kjo është paranoja juaj e frikës. Aty, në Libohovë, Lazarat, Gjirokastër etj.

Dhe SPAK hesht. Por njerezit nuk do heshtin. Ata po ngrihen për të përmbysur këtë regjim”, tha Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →