Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në lidhje me aludimin se zëvendësuesi i tij në drejtimin e PD do të jetë e bija, Argita Berisha.
Në një intervistë, Berisha u shpreh se askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familjare.
Nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato sipas Berishës duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.
“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co