Football.com, ja shanset e kombëtares tonë për t’u kualifikuar

football com ja shanset e kombetares tone per tu kualifikuar

Grupi B është konsideruar grupi i ferrit, që në momentin kur goglat shortuan së bashku emrat e mëdhenj të kontinentit, si Spanja, Italia dhe Kroacia. Skuadra e katërt e këtij grupi, ishte pikërisht kombëtarja jonë.

Faqja e njohur ndërkombëtare sportive Football.com, ka bërë edhe një vlerësim të përgjithshëm të situatës në këtë grup si dhe shanseve që kanë 3 skuadrat në grup, Italia, Kroacia dhe Shqipëria për t’u kualifikuar (Spanja është e kualifikuar me 6 pikë në krye të grupit).

Sikundër pritej ekipi ynë përfaqësues, ka shanset më të pakta krahasuar me dy skuadrat e tjera Italianë dhe Kroacinë. Shqipëria sipas football.com, ka 21% shanse për të kaluar fazën e grupeve.
Ndërkohë Italia shikohet si skuadra me më shumë mundësi për të avancuar më tej (90%), pas tyre vjen kombëtarja e Daliç me 34%.

Perqindjet
 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →