Policia Kufitare në Qafë Botë ka proceduar penalisht një 49-vjeçar, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një mjet tip Toyota, që rezulton i vjedhur në Belgjikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.
“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co