Euro 2024/ “Ngec” Çekia, nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Gjeorgjisë (VIDEO)

euro 2024 ngec cekia nuk shkon me shume se barazimi ndaj gjeorgjise video
euro 2024 ngec cekia nuk shkon me shume se barazimi ndaj gjeorgjise video

Nis me surprizë edhe kjo ditë në Euro 2024. Çekia që shikohej si favorite për të siguruar kualifikimin së bashku me Portugalinë, nuk arriti dot të fitonte ndeshjen e dytë në grup, atë përballë deputuesëve të Gjeorgjisë.

Ishin gjeorgjianët që kaluan në avantazh të parët, pasi gjyqatri gjerman Siebert u thirr nga VAR dhe akordoi penallti në favor të Gjeorgjisë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mikautadze, që dërgoi në avantazh skuadrën e tij në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë pas një rrëmuje në zonë, çekët barazuan me Patrik Schick në minutën e 59-të. Një gol që u duk sikur i dha shpresë skuadrës çeke për të kthyer rezultatin, por gjeorgjianët rezistuan, duke marrë kështu pikën e parë në këtë Euro 2024.

Të dyja skuadrat mbyllin Grupin F, duke ulur shanset për një kualifikim më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →