Fëmija dy vjeç përfundoi në spital në gjendje të rëndë pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente, policia jep detaje

femija dy vjec perfundoi ne spital ne gjendje te rende pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente policia jep detaje

































Një fëmijë dy vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.

AMBULANCA-696x367-1-1130x635

Policia bën me dije se i mituri ka ngrënë aksidentalisht ilaçet në banesën e tij, dhe më pas është transportuar në spitalin e Sarandës.

Ndërkohë, pas ndihmës mjekësore në Sarandë, 2-vjeçari është transportuar në Tiranë me helikopter për ndihmë mjekësore të specializuar.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.

2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →