Polonia dhe Austria janë duke u përballur në Berlin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, të Grupit D.
Sfida filloi më mirë për Austrinë, e cila kaloi në avantazh shumë shpejtë, me anë të qendërmbrojtësit Trauner, i cli në minutën e 9-të goditi me kokë saktë në shtyllën e parë, duke mposhtur portierin Szczesny.
Polakët reaguan dhe pas një rrëmuje në zonë, ishte ish sulmuesi i Milanit, Piatek, i cili realizoi nga fare pranë portës.
Mbyllet kështu fraksioni i parë, me shifrat e barabarta 1-1.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co