Shtatë në pranga për fajde dhe haraç/ Sveçla publikon pamjet e arrestimeve nga Policia e Kosovës

shtate ne pranga per fajde dhe harac svecla publikon pamjet e arrestimeve nga policia e kosoves
shtate ne pranga per fajde dhe harac svecla publikon pamjet e arrestimeve nga policia e kosoves

Kreu i Ministrisë të Brendshme të Kosovës Xhelal Zveçla ka publikuar pamjet nga aksioni që ka nisur dje dhe ka vijuar edhe sot, kundër aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit.

Sveçla tha se deri tani janë arrestuar 7 persona, që dyshohet se kanë përfituar vlera milionëshe, përmes frikësimit dhe detyrimit fizik, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka realizuar dje dhe sot operacione në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit. Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë.I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, ka shkruar Sveçla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →