Portieri i Italisë, Gigio Donnarumma ishte një nga më të mirët për axurrët, në humbjen 1-0 ndaj Spanjës.
Xhixho, si riniset pas një humbjeje si kjo?
Fatmirësisht kualifikimi vazhdon që të jetë në duart tona, prandaj nuk dua të shoh njerëz që ankohen apo që fashojnë kokën, pasi një goditjeje si kjo. Ndaj Kroacisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por unë jam i bindur që mund ta kalojmë dhe të kualifikohemi.
Çfarë mund të shpëtohet nga një ndeshje si kjo?
Vetëm frymën e grupit. Është e vërtetë që vrapuam shumë, por ndoshta në shumë raste vrapuam keq dhe kjo ishte ajo që bëri diferencën në fushën e lojës. Gjithsesi, unë nuk kam asnjë dyshim se Italia meriton që të vazhdojë përpara në këtë aventurë.
4 gola të sigurt që u shmangën, ndërkohë që të mund një shok skuadre që devijon gabimisht në portën tënde, si ndiheni?
Të jesh i pafat mund të ndodhë dhe më vjen keq që kjo i ndodhi Kalafiorit, duke qenë se ai është një nga të fundit dhe më të rinjtë që i është bashkuar kombëtares sonë. Për këtë arsye, tani është koha që të qëndrojmë të gjithë më pranë, të bisedojmë se çfarë mund të zgjidhin dhe do ia dalim.
Mendon se pjesa tjetër e skuadrës bëri shumë pak?
Jo nuk e mendoj aspak, pasi në futboll fitojmë të gjitha dhe humbim të gjithë së bashku. Është e thjeshtë të bëj dikë fajtor, por këtu te ne të paktën nuk do të ndodhë kurrë, pavarësisht provokimeve tuaja. E vetmja gjë që s’më pëlqeu është fakti se gjithçka dhamë në fushë nuk më pëlqeu aspak, për mënyrën sesi vepruam e u alternuam.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co