Tabaku reagon pas mbledhjes së komisionit Xhafaj: Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë për propagandë e për fjalë të mëdha

tabaku reagon pas mbledhjes se komisionit xhafaj procesi i integrimit dhe lufta kunder korrupsionit nuk kane nevoje per propagande e per fjale te medha
tabaku reagon pas mbledhjes se komisionit xhafaj procesi i integrimit dhe lufta kunder korrupsionit nuk kane nevoje per propagande e per fjale te medha

Ndërsa mazhoranca ka mbledhur Komisionin Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X.

Kryetarja e KKIE dhe Komisionit të Çështjeve Europiane ka shkruar se ky komision është një dublim i Këshillit Kombëtar të Integrimit pasi jo vetëm ka përvetësuar gjithë stafin e KKIE por edhe funksionet dhe fuqinë e këtij Këshilli. Por, sipas saj, problemi real i këtij komisioni është se ai kërkon të vendosë nën tutelë ekspertët e institucioneve të pavarura që do t’i vendosë nën hyqmin e kryetarit të komisionit Xhafaj. Reagimi i Tabakut vjen pasi faktori ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë që të gjejë gjuhën e një dialogu me opozitën në lidhje me komisionin.

Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha. Por për angazhim që fatkeqësisjt ka munguar e që mund të ishin bërë çdo ditë për 11 vite dhe duhen bërë çdo ditë që kalon. Shkruan Tabaku në postimin e saj ndërkohë që ngre dhe shqetësimet që një ditë më parë u ngritën dhe nga shoqëria civile.” Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë një partiak, cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura” përfundon Tabaku

Postimi i plotë në X:

Të ngresh një institucion që dublon Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe që i merr sekretariatin dhe stafin e atashuar për #KKIE nuk është dialog dhe as gjithëpërfshirje aq më pak kërkesë për një të tillë. Por kjo është më e pakta pasi shqetësimet e drejta që ka ngritur @ISP_Institute në lidhje me këtë komision, janë sinjal alarmi.

Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha. Por për angazhim që fatkeqësisjt ka munguar e që mund të ishin bërë çdo ditë për 11 vite dhe duhen bërë çdo ditë që kalon.

Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë një partiak, cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura. Dublon pa kuptim funksionet që kryejne komisionet parlamentare dhe cënon e ngushton rolin e opozitës në parlament duke dubluar tërësisht komisionet dhe Këshillat që drejton opozita.

Nëse duam realisht integrimin na duhet që të punojmë çdo ditë dhe mbi të gjitha kemi vullnet. Mazhoranca ka vite këndon këngën e gjinkallës, nuk ecën dot as me hapin e milingonës për këtë proces.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →