Rusia pretendon se ka rrëzuar mbi 100 dronë ukrainas gjatë natës, raportohet për të paktën një viktimë

rusia pretendon se ka rrezuar mbi 100 drone ukrainas gjate nates raportohet per te pakten nje viktime
rusia pretendon se ka rrezuar mbi 100 drone ukrainas gjate nates raportohet per te pakten nje viktime

Rusia ka neutralizuar 114 dronë të lëshuar nga Ukraina gjatë natës, teksa të paktën një person është vrarë gjatë sulmeve, thanë zyrtarët më 21 qershor.

“Sistemi rus i mbrojtjes ajrore ka detektuar dhe shkatërruar 70 dronë mbi Krime dhe në Detin e Zi, 34 dronë mbi rajonin e Krasnodarit dhe një dron mbi Volgograd”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate.

Në Krasnodar një punonjës i një stacioni të ngrohjes u vra kur një dron goditi ndërtesën pranë stacionit të trenit në Juzhni, tha përmes një postimi në Telegram guvernatori i këtij rajoni, Venyamin Kondartyev.Ukraina, që po përballet me pushtimin që Rusia nisi ndaj saj më shumë se dy vjet më parë, muajt e fundit ka intensifikuar sulmet në territorin rus, duke shënjestruar ndërtesa të energjisë.

Sulmet ruse me raketa dhe dronë që kanë goditur ndërtesat e energjisë të Ukrainës kanë dëmtuar kapacitetin për gjenerimin e energjisë nga shteti dhe kanë bërë që të ketë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë. Këto sulme po ashtu kanë detyruar Kievin që të importojë energji elektrike nga Bashkimi Evropian./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →