Arbër Hoxha është pa dyshim një nga surprizat më të bukura kuqezi të Europianit të Gjermanisë. Në dy ndeshjet e luajtura deri tani nga Shqipëria, me Italinë dhe Kroacinë, ai është futur në fushë si zëvendësues, por në të dy rastet i ka dhënë impuls lojës së Kombëtares tonë. Veçanërisht me Kroacinë, edhe pse trajneri Silvinjo e hodhi në fushë 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, sulmuesi anësor e ndihmoi shumë skuadrën me driblimet dhe shpërthimet e tij.
Hoxha ishte protagonist edhe në aksionin e golit të barazimit të shënuar nga Gjasula. Të gjithë gjykojnë se ky lojtar meriton të luajë më shumë, pse jo dhe të jetë titullar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, futbollisti 25-vjeçar thekson se kuqezinjtë bënë një ndeshje të mirë me Kroacinë. Ai beson te një fitore e mundshme me Spanjën për të kaluar grupin me 4 pikë.
KROACIA- Ne kemi marrë një pikë, edhe pse i kemi pasur mundësitë për të shënuar edhe gol tjetër. Besoj që ishte një ndeshje e mirë për Shqipërinë, e kaluar me sukses.
SPANJA-KUALIFIKIMI – Me Spanjën shpresojmë që të jemi në 100%-shin tonë, të marrim 3 pikët dhe pastaj me 4 pikë mund ta kalojmë grupin”, theksoi Hoxha.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co